E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shmanget përplasja Shqipëri-Kosovë/ Ja rivalët e kuqezinjve e dardanëve ne Ligën e Kombeve

Shorti i Ligës se Kombeve ka shmangur një përplasje të mundshme mes Shqipërise dhe Kosoves. Goglat e hedhura në Amsterdam e cuan kombëtaren kuqezi ne grupin e 4 të Liges C. Rivale të Shqipërise do të jenë Lituania, Bjellorusi dhe Kazakistani.

 

Nderkohe, Kosova që kaloi nga Liga D në Ligën C do te ketë pune me Greqinë, Moldavine dhe Slloveninë. Sa i takon Liges A, dhe kombëtareve të medha spikasin përplasjet mes Gjermanisë dhe Spanjes, Italia me Holanden dhe Franca me Portugalinë.

 

Reklamë

Duelet në grupe do të luhen në vjeshten e këtij viti. Vetëm fituesit e secilit grup vazhdojnë për me tej në gjysmëfinale dhe finale për të shpallur fituesin e Liges ku ben pjesë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë