E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shkurti: Protesta kombëtare e 12 marsit e PD, ka lidhje me zgjedhjet e brendshme të 26 prillit

Gazetari Armir Shkurti e cilësoi protestën kombëtare të 12 marsit, të thirrur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, si një faktor për të treguar forcën e Sali Berisha para zgjedhjeve të brendshme të 26 prillit.

I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Shkurti tha se e gjithë kjo që po bëhet është vetëm për t’u treguar demokratëve se PD ka vetëm një “danoç” dhe ai është Sali Berisha.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Shkurti: Protesta e datës 12 mars ka të bëjë me zgjedhjet e 26 prillit në PD. E gjithë molotovi bëhet për t’u thënë demokratëve që ka një ‘danoç’ PD që e djeg Shqipërinë, që është Sali Berisha.

Dedaj: Është e vërtetë që PD po përgatitet për zgjedhjet. Socialistët kanë krijuar disa fraktura, jo vetëm me Ervin Salianji e disa të tjerë. Megjithatë duhet të pranojmë edhe një gjë tjetër: duhet të njohim aftësinë e liderit. Berisha është në moshë, por lidershipi nuk është çështje moshe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë