Subscribe

Maqedonia e Veriut eshte i vetmi vend ne Europe i cili i eshte kthyer nje shtetrrethimi te dyte per shkak te shtimit te vrullshem te rasteve me koronavirus.

Vetem pas 8 ditesh normalitet nga kufizimi i pare i levizjes i cili zgjati 66 dite, vendi fqinj rivendos izolimin  për të parandaluar përhapjen e virusit.

Shkupi eshte vatra me e madhe dhe bashke me disa komuna te tjera ndodhet tashme ne izolim 80 oresh. Per kete arsye shkupianet jane larguar ne mase nga kryeqyteti kryesisht ne drejtim te Ohrit per te kaluar fundjaven duke shtuar rrezikun e perhapjes edhe ne zonat me me pak raste. 

Prej mbremjes se te enjtes ku u rivendosen masat,  autoritetet policore kane arrestuar 38 persona.

Pavarësisht vendimit për ndalim të lëvizjes, disa klerikë të Kishës Ortodokse maqedonase, u kanë bërë thirrje besimtarëve që të grumbullohen në oborret e kishave për të shënuar ditën e shpirtrave. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce i kerkoi kishes  te terheqe keto thirrje menjehere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *