Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 July 2025
Vizion fokus

“Luftë” zaptuesve të territorit, pas Vlorës Rama takim me...

Salianji flet për herë të parë pas lirimit: Do...

Mot ekstrem në Ballkan! Beogradi goditet nga stuhia e...

“Salianji u burgos jashtë çdo ligji”, Berisha: Aksioni në...

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Aksioni do të vijojë...

Inflacioni në qershor arriti 2.4 %, rritje çmimesh për...

Tragjedi në Aeroportin e Bergamos, 35-vjeçari humb jetën pasi...

Kredi pa kolateral për fermerët, Malaj: Skema nxit kapacitetin...

Influencerja e njohur përjeton tmerr, hajdutët i hyjnë në...

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kontribut i vyer dhe shumë...

Shkupi thotë se do të riatdhesojë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja

12 Qershor 17:42

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e administratës të presidentit amerikan, Donald Trump, për të pranuar shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në SHBA.

“Menjëherë pas ardhjes në pushtet të administratës Trump është dërguar një kërkesë për shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në territorin e SHBA-së, nëse konstatohet një status i tillë. Duke pasur parasysh se ata janë shtetas maqedonas, Qeveria ka pranuar kërkesën për pranimin e tyre në rast të dëbimit mbi këtë bazë”, u tha në përgjigjen e Qeverisë maqedonase dërguar Radios Evropa e Lirë.

Por, Qeveria maqedonase nuk ka konfirmuar se është në bisedime me SHBA-në për strehimin e përkohshëm të shtetasve të vendeve të treta.

“Si Qeveri, jemi në qëndrimin që veçse iu thamë dhe përgjigja i referohet informacioneve që kemi si institucione”.

Për dallim nga Maqedonia e Veriut, Kosova më 11 qershor, ka miratuar vendimin që të strehojë përkohësisht deri në 50 qytetarë nga vendet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me SHBA-në.

Të enjten, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja i është “mirënjohëse partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara”.

Përveç Maqedonisë së Veriut, edhe Mali i Zi ka mohuar se ka pasur diskutime me SHBA-në lidhur me strehimin e përkohshëm të njerëzve nga vende të treta.

Më 6 qershor, Departamenti amerikan i Shtetit, kishte konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë të SHBA-së për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.

DASH-i tha se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është kyç për parandalimin e migrimit të paligjshëm dhe masiv si dhe për sigurinë kombëtare.

Kjo deklaratë e DASH-i u bë një ditë pasi Reuters, duke cituar median Bloomberg News, raportoi se administrata Trump po ushtron trysni ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.

Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi administratës Trump të tërheqë statusin e përkohshëm ligjor për qindra mijëra migrantë nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua, që jetojnë në SHBA, duke forcuar kështu përpjekjet e presidentit republikan për shtimin e dëbimeve.

Sipas Bloomberg-ut, administrata Trump po kërkon destinacione të mundshme për migrantët që mund të dëbohen si rezultat i këtij vendimi./REL

Posted Under:
Aktualitet Rajoni
Tagged:
Shkupi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Pastrohet” qendra e Thethit, hiqen kabinat! Aksioni do të vijojë në zona të tjera të Parkut Kombëtar

më shumë...

Mot ekstrem në Ballkan! Beogradi goditet nga stuhia e fuqishme, përmbytje në Kroaci, reshje bore në Slloveni

më shumë...

Gjykata e Fierit liron Salianjin, ish-deputeti i PD la qelinë tre muaj para përfundimit të dënimit

më shumë...

Masakroi bashkëshorten me thikë nga xhelozia, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:41

Mjegull dhe shi, parashikimi i motit për...

4:38

“Luftë” zaptuesve të territorit, pas Vlorës Rama...

4:37

Qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak...

4:23

Salianji flet për herë të parë pas...

4:12

“Pastrohet” qendra e Thethit, hiqen kabinat! Aksioni...

3:54

Hëna e plotë më 10 korrik do...

3:41

Mot ekstrem në Ballkan! Beogradi goditet nga...

2:57

“Salianji u burgos jashtë çdo ligji”, Berisha:...

2:46

Masa për landfillin e Elbasanit, ministrat Hoxha...

2:37

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Aksioni do...

2:18

Inflacioni në qershor arriti 2.4 %, rritje...

2:11

Tragjedi në Aeroportin e Bergamos, 35-vjeçari humb...

2:02

Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn,...

2:00

“Plazhi i lirë”, sekuestrohen 131 çadra dhe...

1:36

Kredi pa kolateral për fermerët, Malaj: Skema...

1:29

Mos e hidhni më shalqirin! Si ta...

1:23

VIDEO/ 60-vjeçari lyen me benzinë dhe djeg...

1:09

“Pastrohet” qendra e Thethit, hiqen kabinat, aksioni...

12:59

I riu godet me thikë 23-vjeçarin në...

12:47

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në...

Më të klikuarat

  • Influencerja e njohur përjeton tmerr, hajdutët i hyjnë në sh...
  • “Tokë e xanun në Theth”, Prokuroria e Shkodrës i përgjigjet...
  • Tragjedi në Aeroportin e Bergamos, 35-vjeçari humb jetën pas...
  • Prishet ndërtimi pa leje, Rama: Kabinat e kriminelit që “pla...
  • “Tokë e xaxun” në zemër të Thethit, Rama: Masakë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services