Subscribe

Maqedonia e Veriut do të furnizohet me vaksina përmes Institutit serb të Virologjisë “Torlak” ku ka filluar prodhimi i vaksinës ruse dhe deri në fund të vitit, pritet që të nisë edhe prodhimi i vaksinës kineze Sinofarm, me kapacitet një milion doza për një muaj. Marrëveshja u nënshkrua në Beograd nga dy ministrat e shëndetësisë.

 

VENKO FILIPÇE

MINISTER I SHËNDETËSISË, MAQEDONI E VERIUT

 

“Për çdo hap tjetër apo porosi tjetër e vaksinimit që duhet të bëjmë në të ardhmen, adresa e parë që do të drejtohemi do të jetë ky Institut dhe besoj që sipas nevojës do të kenë kapacitet të mjaftueshëm edhe për ne që të na furnizojnë me vaksina në periudhën pas një viti”.

 

Ndërkohë sipas ministrit serb, Zllatibor Llonçar rreth 15 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar tashmë në Serbi.

 

ZLLATIBOR LLONÇAR

MINISTER I SHENDETESISE NE SERBI

 

“Qytetarët e vendeve fqinje që janë vaksinuar në vendin tonë do të munden që të marrin edhe dozën e dytë.  Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për t’ju ardhur në ndihmë. Ne i kemi të dhënat e të gjithë qytetarëve dhe nëse biem dakord mund ti dërgojmë dozat e dyta në vendin përkatës.”

 

Duke e prezantuar si gjest mirënjohjeje ndaj Serbisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që qytetarët serbë t’i lirojë nga taksa rrugore nga 15 qershori deri më 15 gusht. Për këtë ka reaguar partia opozitare shqiptare Alternativa, e cila thotë se kështu bëhet diskriminimi i qytetarëve të vendit.

 

Qeveria në Shkup në përpjekje të nxitjes së turizmit në vend, po ashtu ka vendosur që turistëve të huaj tu mundësojë pa pagesë testin PCR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *