Tre motra të mitura që u zhdukën ndërsa vizitonin babanë e tyre janë gjetur të vdekura pranë Leavenworth në Qarkun Sellan, Washington, konfirmoi policia të martën, ndërsa vazhdon kërkimi për babanë e tyre 32-vjeçar, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e tyre.
Trupat e motrave Decker, Paitin, 9 vjeç, Evelyn, 8 vjeç dhe Olivia, 5 vjeç, u gjetën të hënën në mbrëmje pranë kamionit të babait të tyre në një kamping në Wenatchee, ku ekipet e policisë dhe një helikopter i Sigurisë Kombëtare po kërkonin zonën.
3 MISSING GIRLS FOUND DEAD AFTER VISITATION WITH FATHER 😳
Three young girls from Wenatchee — Paityn (9), Evelyn (8), and Olivia Decker (5) — were found dead near Leavenworth.
Their father, Travis Decker, is wanted for 3 counts of first-degree murder & kidnapping after not… pic.twitter.com/QX6RaOtUU6— SEATTLESUBMISSIONS (@SEATTLESUBMISS) June 3, 2025
Autoritetet tani po punojnë me Marshallët e SHBA-së për të gjetur Travis Decker.
Një shpërblim deri në 20,000 dollarë po ofrohet për informacion që çon në arrestimin e tij. Decker, i cili ishte pa adresë fikese dhe i ndarë nga nëna e fëmijëve të tij, qëndronte në kampe dhe hotele të zonës me qenin e tij, sipas policisë.
#BREAKINGNEWS: Three young sisters in Washington who had not been seen since they left home for a scheduled visitation with their father have been found dead, according to the Wenatchee Police Department.
Officials continue to search for their father, Travis Decker, who is… pic.twitter.com/AEzjSZDN3t
— ABC7 Eyewitness News (@ABC7) June 3, 2025
Pasi mori vajzat të premten, Decker dhe kamioni i tij u panë gjatë fundjavës në anën perëndimore të Leavenworth, duke nxitur një kontroll policor në zonat pyjore përreth qytetit.
Decker është një ish-ushtar i Ushtrisë Amerikane i cili së fundmi shërbeu në Gardën Kombëtare të Shtetit.





