E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkuan me pushime në Sarandë, dy të rinjtë humbin kontaktet me familjarët, asnjë gjurmë prej 23 prillit

Një 47-vjeçare nga Tirana ka denoncuar se ka humbur kontaktet me familjarët e saj, 22 dhe 25 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, dy të rinjtë janë larguar më datë 23 prill në Sarandë për pushime. Që nga ajo ditë, nuk kanë pasur më kontakt me familjarët.

“L. Q., 47 vjeçe, se prej datës 01.05.2025, ka humbur kontaktet me familjarët e saj, shtetasit R. Q., 22 vjeç dhe E. D., 25 vjeçe, të cilët sipas deklarimit të saj, janë larguar më datë 23.04.2025, në Sarandë, për pushime”, njofton policia.

Në bashkëpunim me Policinë e Sarandës, po kryhen kërkime për gjetjen e 2 shtetasve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë