Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në rrugën e Shirokës në Shkodër.
Automjeti ka qenë në lëvizje, kur si pasojë e një shkëndije elektrike drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina ka marrë flakë.
Zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur mjetin me benzine.
Një familje me 4 persona ka qenë duke udhëtuar ne makine mes të cilëve edhe fëmijë.
Pjesëtarët kanë dalë në kohë nga mjeti pa pësuar lëndime./vizionplus.tv





