Një furgon është shkrumbuar nga flakët mesditën e kësaj të marte në Shkodër.

 

Informacionet bëjnë me dije se automjeti ka qenë i parkuar pranë një lavazhi ne afërsi të zonës ku kolaudohen makinat në qytetin e Shkodrës. Në lidhje me këtë ngjarje poseduesi i automjetit furgon Pjerin Naçaj shprehet se nuk ka asnje konflikt me askend.

 

Ne momentin kur zjarri ka perfshire furgonin ai ka qene ne Spitalin Rajonal te Shkodrës që gjendet ne afërsi të zonës për një konsulte mjeksore. Naçaj tregon se pasi ka kryer viziten e tij ne spital kur eshte kthyer per tek automjeti i tij e ka gjetur ate ne flake.

 

Duke qene ne afersi te zones menjehere ne vendin e ngjarjes kane shkuar edhe zjarrfikesit te cilet kan bere te mundur shuarjen e flakeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *