E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkrumbohet anija e madhe turistike në Vlorë, shpëton ekuipazhi

Përfshihet nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne një prej anijeve më të mëdha turistike në qytetin e Vlorës. Anija turistike “Aquamarine” me 5 persona në bord ka marrë flakë teksa ndodhej e ankoruar në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun.

Ekuipazhi i anijes  është hedhur menjëhere ne uje ndërsa në ndihmë të tyre kanë ardhur edhe forcat e policisë kufitare të Vlorës të cilët morën njoftim për këtë ngjarje nga QNOD Durrës.

Të 5 personat që ishin në bord janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit në anijen turistike ka qënë një shkëndije elektrike.

Reklamë

Megjithatë policia po heton ngjarjen.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë