Subscribe

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi këtë të enjte një takim me strukturat drejtuese të IKMT-së dhe strukturat Vendore e Qendrore të Rendit, ku ka bërë me dije disa ndryshime që do bëhen për disa institucione.

 

Përmes një deklarate për mediat, Lleshaj deklaroi këtë të enjte se Inspektoriati i Mjedisit do të shkrihet. Ndërkohë, të gjitha kompetencat do i kalojnë Inspektoriatit Kombëtar për Mrojtjen e Territorit dhe Policisë së Shtetit.

 

“Detyrat e reja të policisë, mbrojtja e mjedisit. Për të siguruar parakushtet e domosdoshme për zhvillimin e mjedisit. Funksionet e IKMT do të shtohen ato që kishte ISHMPU. Përmes këtij bashkimi synohet të rritet fuqia parandaluese dhe të evitohen shpenzimet e panevojshme. Prandaj duhen mbajtur burimet tona natyrore që jo rrallë herë janë kërcënuar nga aktivitete të paligjshme. Duke qenë se IKMT ka luajtur një rol të rëndësishëm për ruajtjen e territorit, duke i shtuar kompetencën, do të kemi edhe mbrojtjen e mjedisit. Me afrimin në MBP, do të kemi mbrojtjen e territorit. IKMT nuk do të jetë më Inspektoriati i Mjedisit, por Inspektoriati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *