Subscribe

Tërmeti i 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë përveç Durrësit ka prekur edhe zona të tjera. Një numër i lartë  banesash në zonën e Shkozetit ka pësuar dëme të mëdha. Qytetaret shpjegojnë tmerrin që përjetuan mëngjesin e së martës.

 

Edhe pse dëmet e shkaktuara nga lëkundjet janë të dukshme ,banorët shprehen se banesat nuk janë verifikuar nga grupet e inspektimit, ndaj janë detyruar ta venë vetë shiritin.

 

Ndërsa një  objekt tjetër të së njëjtës firmë ndërtimi, banoret thonë se ekspertet e kane shpallur te pabanueshme aktualisht dhe se nevojiten vetëm riparime.

 

Por qytetaret insistojnë që pallati 8 katesh të rindërtohet nga e para.

 

Vetëm pak kilometra larg Durrësit në zonën e Hamallajt, lëkundjet sizmike kane shkaktuar dëme të mëdha. Banorë thonë se edhe pse kanë kërkuar zgjidhje nga bashkia  ata  nuk kanë  marrë  përgjigje duke u detyruar të flenë jashtë

 

Afër bregdetit të Hamallajt, si pasoje e tërmetit te fuqishëm, ka patur edhe çarje të tokës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *