Subscribe

 

Prokuroria ka arritur të gjejë pas gati dy vjetësh vrasësin e vërtetët të Suela Sulajt, e cila u mbyt për vdekje në mobilierinë ku punonte në Shkodër.

 

Prokurori i çështjes Henrik Ligori mësohet se ka arritur të ndërtojë profilin gjenetik të 35 vjecarit i cili rezulton si vrasësi i Suela Sulajt në prill të vitit 2016.

 

Burime pranë Prokurorisë thanë se për këtë çështje është në gjykim ish bashkëshorti i të ndjerës, Sadetin Sula.

 

Ndonëse në atë kohë ai mohoi akuzat, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte marrë përgjimet telefonike të tij. Në datën e krimit Sula kishte shoqëruar ish bashkëshorten në vendin e punës e më pas ishte larguar. Por nga përgjimet doli se ai fliste me të dyshuarin kryesor Fatjon Karmeshtna. Ndonëse u pyet ai dha deklarime të rreme në prokurori.

 

Por ajo që fundosi të dyshuarin është një shishe uji që e përdori në vendin e krimit. Sipas prokurorisë pasi mbyti Suela Sulajn në tualetin e biznesit, autori piu ujë me një shishe. Pas nxjerrjes së profilit gjenetik dhe krahasimin të tij me atë të dyshuarit kryesor, hetuesit dolën në konkluzionin se ato përputheshin plotësisht. Po ashtu profili i vrasësit rezultonte dhe në thonjtë e viktimës e cila kishte tentuar të shpëtonte.

 

I arrestuari i kësaj të hëne pritet të përballet me akuzat e vrasjes së kryer në bashkëpunim, pasi sipas Prokurorisë,  ish bashkëshorti i Sulajt kishte urdhëruar vrasjen. Ndërkohë, krimi besohet se kishte motiv dyshimet e burrit se gruaja e tradhtonte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *