E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkon për kontrolli, por policia i gjen 36 vjeçarit disa kallashnikov dhe pushkë

Operacioni antikanabis “Radovicka” në Kolonjë zbuloi tentativën për të kultivuar kanabis e jo vetëm kaq, por kontrollet bënë të mundur sekuestrimin e armëve.

Policia kapi në flagrancë  shtetasin Defrim Beqirllari, 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, Policia gjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Po gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë