Situata nga koronavirusi paraqitet kritike edhe në Greqi.

Këtë të dielë janë raportuar 7 raste të reja duke e ccuar në 73 numrin e të prekurve nga virusi i rrezikshëm kinez. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Sotiris Tsiodras.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë turistë të cilët kishin vizituar Egjiptin dhe Izraelin disa ditë më parë.

Autoritetet greke bëjnë të ditur se një pjesë e të infektuarve kanë simptoma të lehta dhe janë vetëizoluar, ndërsa 22 të tjerë janë në karantinë në Attika, Selanik dhe Patra, gjendja e të cilëve është më e rëndë.

Këtë të dielë kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis zhvilloi një takim me Ministrin e Shëndetësisë për të diskutuar mbi masat për menazhimin e situatës.

Sipas mediave greke, masat do të publikohen gjatë ditës nga Ministria e Shëndetësisë dhe parashikojnë zgjatjen e mbylljes së shkollave vetëm në qytetet ku ka të infektuar.
Edhe në pjesën tjetër të botës koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi. Këtë të dielë, 19 persona kanë humbur jetën, ndërsa Neë York-u ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Edhe Uashingtoni konfirmoi rastin e parë me koronavirus një ditë më parë, ndërsa president i Donald Trump ka deklaruar se nuk është aspak i shqetësuar.

Në nivel global sot raporti flet për 3600 viktima dhe mbi 100 mijë të infektuar me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *