Numri i viktimave në Turqi nga tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter po vjen në rritje. Deri tani ministri i Brendshem turk konfirmon për gjashtë persona që kanë humbur jetën, nga katër që ishin më herët. Po ashtu, është rritur edhe numri i të plagosurve, duke shkuar në 225.

 

Mësohet se dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ekspertët e kërkim-shpëtimit po kërkojnë ende nën rrënoja, ndërsa bëhet me dije se deri tani janë 5 ndërtesa të shkatërruara dhe të tjera të dëmtuara. Sipas mediave turke, tërmeti ka zgjatur 30 sekonda dhe është ndjerë dhe në zonat e tjera përreth.

 

Gjithashtu ka patur edhe me dhjetëra pasgoditje pas goditjes së fuqishme me magnitudë 6.8. Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan tha se po e ndjek nga afër situatën, ndërsa të gjithë ministrat kanë zbritur në terren. Kosova ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar shtetasit turk në këto çaste të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *