E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkon në 480 numri i viktimave nga COVID në vend

3 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë identifikuar 288 raste të reja pozitive me koronavirus, nga 1304 testime të kryera.

Autoritetet shëndetësore raportuan këtë të hënë 51 të shëruar, duke e çuar në total numrin e pacientëve që kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin në 10,705.

Aktualisht, të shtruar në dy spitalet COVID, “Shefqet Ndroqi” dhe atë Infektiv janë 280 persona.

Që prej fillimit të pandemisë, regjistrohen gjithsej 19,445 të infektuar dhe 480 humbje jete.

Vazhdo të lexosh

Reklamë