E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 45 minuta më parë
Kronikë

Shkon në 47 numri i viktimave nga vërshimet në Indi

Rrëshqitjet e dheut si pasojë e shirave të fuqishëm kanë mbytur të paktën 47 persona në Indinë perëndimore, thanë zyrtarët të premten.

 

Më shumë se 1 mijë persona që kishin mbetur të bllokuar nga vërshimet janë shpëtuar.

 

Reklamë

Viktimat e rrëshqitjeve të dheut ishin nga tre lokacione në distriktin e Raigadit në shtetin perëndimor Maharashtra.

 

Shumica e atyre që janë shpëtuar, ishin bllokuar mbi çati ose edhe mbi autobusë nëpër autostrada.

 

Zyrtari i qeverisë, Safar Pathak, shtoi se përveç 47 të vdekurve, më shumë se 30 persona janë të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut.

 

Shirat sezonale monsune nisin në qershor dhe zgjasin deri në shtator dhe çdo vit, në shtetet e Azisë Qendrore ato shkaktojnë viktima. Por, India është shteti më i goditur nga monsunet./ Rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë