E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Shkon në 41 numri i viktimave në Xhenova, por ka ende të zhdukur

Rëndohet bilanci nga shembja e ures Morandi në xhenova. Ekipet e kërkim kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat një makinë brenda së cilës ishin 3 pjestaret e një familje, duke e çuar keshtu në 41 nurmin e viktimave. Ne mjet ishin trupat e pajete te 2 bashkëshortët dhe vajzes se tyre vetëm 9 vjeç.

 

Makina eu zbulua gjatë natës dhe ishte poshtë një blloku të madh betoni ndersa vazhdon puna per te gjetur te zhdulkurit. Një turist gjerman ishte shpallur në kërkim por u zbulua se ishte lshte larguar nga qyteti ditën e tragjedisë. Megjithatë autoritetet paralajmërojnë se nën gërmadhat e betonit mund të ketë viktima të tjera.

 

Reklamë

Nderkohe nga 16 të plagosurit, 2 janë në rrezik për jetën.

 

Rënia e një pjese të urës së autostradës Morandi dhe vdekja e 41 personave, kanë ngjallur një debat të ashpër në Itali rreth infrastrukturës rrugore të vendit.

 

Qeveria ka ngritur një komision per hetimin e ngjarjes ndersa kompania eshte njoftuar per revokimin e koncensionit.

 

Nga ana tjetër vete kompania ka insistuar se i ka përmbushur të gjitha detyrat e saj.Por inxhinerët e kishin paralajmeruar prej kohesh tragjedine per shkak te structures se dobet te ures.

 

Më shumë video

Reklamë