E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkon në 29 numri i viktimave nga koronavirusi, vdes 73-vjeçari

Një pacient 73-vjeçar, i konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të hëne në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

I moshuari me inicialet H.K. nga Durrësi ishte prej thuajse 1 muaji në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute dhe ishte i intibuar prej 24 ditësh. Ai vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.

Deri më tani, në Shqipëri regjistrohen në total 29 qytetarë që nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë