E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shkon në 233 numri i të vdekurve në Itali/ Rritet numri i të infektuarve

Shënohen 233 viktima nga koronavirusi në Itali. Mediat italiane raportojnë se këtë të shtunë janë regjistruar 36 vdekje më shumë.

 

Reklamë

Po ashtu, është rritur edhe numri i të infektuarve me 1.145 persona nga e premtja, duke shkuar në 5.061 gjithsej.

 

Prej disa ditësh Italia është mbërthyer nga koronavirusi, ku përqendrimi më i madh është në Lombardi. Si masa ekstreme, janë mbyllur shkollat , ndërsa ndeshjet do të luhen pa tifozë për një muaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë