Gjatë 24 orëve të fundit, në Spanjë shënohen 585 viktima. Gjithsej, raportohen 19.478 njerëz që kanë humbur betejën me koronavirusin.

Kreu i emergjencës, Fernando Simon tha gjatë një konference për mediat se rastet e konfirmuara me COVID-19 ka shkuar në 188,068 këtë të premte. 

Autoritetet shëndetësore kanë identifikuar 5,252 raste të reja me virus midis ditës së ente dhe asaj të premte, ku shënohet një rritje me 2.9 për qind.

Deri më tani, zona më e prekur në Spanjë është Madridi. Ndërkohë, disa ditë më parë qeveria e ka shtyrë gjendjen e emergjencës, pasi situata paraqitet ende e vështire dhe vendi nuk është gati për të hequr gradualisht masat kufizuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *