Bota
Shkon në 13.729 numri i viktimave nga koronavirusi në Britaninë e Madhe

Volunteers from the Hatzola Ambulance service, wearing gloves and masks as a precautionary measure against Covid-19, wheel a patient into the Royal London Hospital in London on March 29, 2020, as life in Britain continues during the nationwide lockdown to combat the novel coronavirus pandemic. - The British government admitted on Sunday that the coronavirus lockdown could last a "significant" time as a leading expert warned it could be in place until June. (Photo by DANIEL LEAL-OLIVAS / AFP)
Autoritetet në Britaninë e Madhe kanë raportuar se këtë të enjte janë shënuar 861 viktima si pasojë e COVID-19. Në total, shkon në 13.729 numri i përgjithshëm i jetëve të humbura.
Viktimat e 24 orëve të fundit regjistrohen 740 në Angli, ndërsa në 121 të vdekur janë në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut. 40 prej viktimave nuk vuanin nga probleme të tjera shëndetësore.
Ndërkohë, raste të reja të konfirmuara me koronavirus janë 4617, duke e çuar në 103.093 numrin total të të prekurve.
Sekretar i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social, Matt Hancock insiston që të zgjaten masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi numri i viktimave nuk po pëson ende rënie.




