Subscribe

Bashkinë e Tiranës ka si objektiv ndërtimin e 17 shkollave të reja në mandatin e radhës.

 

Shkollat e reja , sipas kryebashkiakut aktual Veliaj, përveçse zgjidhin për herë të parë problemin 30-vjeçar të mësimit me dy turne, do të jenë një mjedis i hapur për të gjithë, sipas konceptit të ri si “qendra komunitare”, për t’u shfrytëzuar edhe gjatë pasditeve nga nxënësit dhe banorët e zonës.

 

Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në kryeqytet, kandidati i koalicionit të majtë deklaroi se shkollat e reja do të ndërtohen në zona të ndryshme nga qendra në periferi.

 

“Filluam projektin e ri të shkollave “Kristo Frashëri’’ në Don Bosko, filluam shkollën ‘’Nënë Tereza’’ te Universiteti Bujqësor, pra për gjithë zonën e Institutit dhe të Kodër Kamzës. Jemi  gati të fillojmë shkollën ‘’Dritëro Agolli’’ te pjesa e Parkut Olimpik; mbaruam në këtë mandat shkollën “Ardian Klosi”” te Bregu i Lumit, shkollën “Betim Muço” në Kombinat, shkollën “Hoxha Tahsim’’ të rrëzuar dhe një herë nga e para,  shkolla “Kosova’’, edhe Liceu”, tha Veliaj.

 

Sipas Veliajt, shkollat e reja do të ofrojnë një qasje perëndimore si në infrastrukturë, ashtu edhe në konceptim, për të qenë epiqendra kulturore dhe sociale të qytetit.

 

“Një nga gjërat që shumë nga nënat e qytetit tonë ngritën në fushatën e kaluar  ishte: -Mirë këto shkollat e reja, por unë kam punë deri në orën 5 dhe goca mbaron në orën 1 mësimin, dhe gjëja e dytë më e mirë që kemi bërë është që në 62 shkolla ne kemi filluar kurset sportive pas mësimit, jo vetëm si një mënyrë për të “parkuar’’ kalamajtë për disa orë të tjera deri sa të mbarojnë punë prindërit,  por së pari për të luajtur në një ambient të shëndetshëm. Së dyti për të pasur një tjetër mësues dhe një tjetër mentor, por kësaj here në formën e një  trajneri sportiv, së treti për t’i bërë pak më fit fizikisht”, nënvizoi Veliaj.

 

Por krahas infrastrukturës, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se mbështetja do të vijojë edhe për nxënësit ekselencë përmes bursave.

 

“Jam shumë i lumtur që rikthyem një tjetër traditë të Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës që ishte pagesa për të gjithë studentët dhe nxënësit ekselentë, jo për t’i blerë 10-at me lek, por për të dhënë një mesazh që në qytetin tonë për më të dobëtit, pra për të sapo lindurit, por edhe për më të mirët e fëmijëve tanë ne nuk do të kursehemi. Unë besoj se tregon atë që ne përfaqësojmë si socialistë, nëqoftëse e djathta thotë secili për vete Zoti për të gjithë, edhe le të ketë njerëz që pasurohen masivisht ne themi jo, do të duhet të ketë një mënyrë rishpërndarje sidomos kur vjen puna tek ata që e meritojnë dhe ata që janë më të dobëtit”, u shpreh Veliaj.

 

Paralelisht, do të vijojë puna dhe për dhënien e çekut të bebes. I hequr nga administrata e mëparshme, një nga vendimet e para të Veliajt katër vite më parë do të ishte pikërisht rikthimi i çekut të bebes si një mënyrë mbështetje për familjet e qytetit.

 

Kreu i Bashkisë  u ndal edhe në çështjen e ujit të pijshëm, ku theksoi e falë mirëmenaxhimit të ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve dhe planit ambicioz të përgatitur, kryeqyteti do të ketë ujë të pijshëm 24 orë ujë  në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *