E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shkolla, jo vetëm fizikisht, por edhe online/ Shahini: Do rindërtohen shumë godina

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se viti i ri shkollor pritet të rifillojë më 14 shtator, mirëpo mund edhe të ketë ndryshime.

Ministrja paralajmëroi se në shtator, procesi mësimor nuk do të zhvillohet vetëm në ambientet e institucioneve arsimore, por edhe me sistem online, një format i aplikuar muajt e fundit për shkak të situatës së pandemisë.

Reklamë

Gjatë një konference për mediat, Shahini tha se buxheti i Ministrisë është orientuar drejt rindërtimit të shkollave apo të ndërhyrjes në 38 institucione e arsimore.

Shahini theksoi se do bëhet gjithçka që studentët të marrin diplomat, ndërsa informoi se në maturën e 2021 do të ketë risi.

“Pandemia na detyroi të merrnim masa duke mbyllur shkollat, pastaj ishte e vështirë të kthenim nxënësit në shkollë. Buxheti i Ministrisë së Arsimit është orientuar drejt rindërtimit të shkollave. Janë planifikuar të rindërtohen apo ndërhyhet në 38 shkolla deri në fund të këtij viti, me punimet që do të mbarojnë në fillim të vitit tjetër. Kemi arritur të ruajmë dy projekte të kushtueshme, që janë të domosdoshme. Një nga këto është projekti i librave falas, që ka vazhduar për këto vite. Tjetri është pakti për universitetin dhe subvencionimi i tarifave për studentët dhe bursat e studentëve. Mbi 90% përfitojnë nga ky pakt. Viti i ri shkollor fillon në 14 shtator, të paktën sipas planifikimeve që kemi tani.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë