E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shkoi me vonesë në Lezhë, ja çfarë i ndodhi Berishës në Mamurras

Sikundër njoftoi një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha u nis sot drejt Lezhës, për t’u takuar me demokratët e qytetit.

Njësoj siç ndodhi në Kavajë, takimi nisi me vonesë. Shkaktarë u bënë mbështetësit e tij, të cilët i zunë “pritë” në Mamurras. Me flamuj në duar dhe duke thirrur emrin e liderit të tyre, Berisha u detyrua që të dilte nga makina e të përshëndetej me simpatizantët e tij.

Këtë të premte, Berisha ka zgjedhur që ta zhvendosë “Foltoren” në Lezhë, në kuadër të nismës së tij që ka startuar pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim të kreut të PD, Lulzim Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë