Një shi i rrëmbyer solli përmbytje në qytetin e Shkodrës. Si pasojë e reshjeve intensive, pati  bllokime në pedonalen e qytetit, si dhe në disa rrugë rruge kryesore ne lagjet Rus, Xhabije e Parruce. Për shkak të nivelit të lartë të ujit, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar.

 

Punëtorët e ujësjellës kanalizimeve hoqën kapakët e pusetave për të lehtësuar kalimin e ujit në tubacione. Kjo situatë ka zgjatur rreth dy orë.  Ndërkohë, moti me vranësira dhe reshje shiu përveç Shkodrës ka përfshirë edhe qytete të tjera në veri të vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *