E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkodër/ Shoferi 32-vjeçar humb drejtimin dhe përplaset me pemën

Një 32-vjeçar u plagos për shkak të përfshirjes në një aksident rrugor.

 

Shkaktar i aksidentit ishte vetë ai, shtetasi me iniciale E. H., banues në Vrakë të Malësisë së Madhe.

 

Ai humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e duke u përplasur me një pemë. 32-vjeçari ndodhet në Spitalin e Shkodrës, ku po kujdesen mjekët për të.

Vazhdo të lexosh

Reklamë