Banorët e Nënshkodrës kanë protestuar këtë të shtunë për mosdhënien e dëmshpërblimeve për përmbytjet e vitit 2010 – 2011, në njësinë administrative të Berdices. Sipas banorëve pavarësisht premtimeve të bëra, këshilli bashkiak nuk e ka diskutuar asnjë këtë çështje. Banoret e fshatit Trush i kanë ripërsëritur serish kërkesat e tyre kryeministrit Rama. Prej javësh banoret e Nëshkodrës kanë nisur protestat për dhënien e dëmshpërblimeve të përmbytjeve te 2010- 2011 ndërsa në mbështetje të tyre dolën edhe anetare te partise republikane.
Shkodër, protestë për dëmshpërblimet





