E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Politikë

Shkodër, përplasje në Qendrën e Votimit, i vihet zjarri një klase

Protestues nga opozita mbrëmjen e kësaj të shtune janë grumbulluar pranë shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër ku ndodhen materialet zgjedhore për qarkun të dorëzuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

Sipas infoemacioneve nga përplasjet janë thyer xhamat e shkollës dhe i është vënë flaka një prej klasave të kësaj shkolle.

 

Reklamë

Përvec simpatizantëve të PD kanë qenë edhe punonjës të bashkisë së Shkodrës që janë përplasur me efektivët e policisë.

 

Bashkë me ta edhe ish deputeti Bardh Spahia gjatë tentativës për të hyrë me forcë në ambientet e KZAZ.

 

“Votime pa zgjedhje i bëjnë pikërisht këta persona që janë zënë në flagrancë duke vjedhur e duke blerë me paratë e drogës, votat e qytetarëve. Kupola e Edi Ramës është zënë në flagrancë duke vjedhur votën e qytetarëve shqiptarë. Kjo mazhorancë është e paligjshme dhe duhet të përballet me drejtësinë. Në ditët e e ardhshme qytetarët do mbrojnë më çdo kusht votën lirë dhe nuk do ketë shans askush t’u implikohet me urdhër politik. Në një situatë papërgjegjshmërie totale, ku qeveria dhe mazhoranca është faktuar si ilegjitime, ku parlamenti është kthyer në një teatër nuk është çudi edhe sjella e paprecedentë e KQZ. Në një shtet ligjor dekreti i presidentit duhet të ishte ligj. Ministri Lleshaj është pjesë e kësaj strukture kriminale për të vënë në funksion dhe shërbim të këtyre grupeve kriminale shtetin. kjo betejë bëhet nga qytetarë të ndershëm të këtij vend. Banda është zënë në vjedhje, blerje dhe shitblerje në bashkëpunim të ngushtë me grupet kriminale. nuk ka rrugë tjetër veçse Edi Rama të largohet pasi janë zënë të përfshirë në vjedhje të votës”.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë