“Unë zgjedh arsimin profesional” ka qenë tema e një diskutimi të hapur mes ministrit te mirëqenies sociale, pushtetit lokal dhe komunitetit. Kryebashkiakja Voltana Ademi në hapje të fjalës se saj tha se pushteti lokal neë Shkodër ka primar zhvillimin profesional si kërkesë e shtuar e tregut të punës. Ministri Blendi Klsoi u beri thirrje prinderve dhe nxenesve qe te zgjedhin shkollimin profesional, ndërsa vlerësoi lart 4 shkollat profesionale te qytetit te Shkodrës si një model i së ardhmes. Në këtë mënyrë për Shkodrën dhe zhvillimin e saj te profesionisteve te ardhshëm tashme është hapur nje drite e re jeshile, kjo falë edhe vëmendjes sëe qeverise drejt këtyre sektorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *