Rruga Kukes-Shishtavec eshte kthyer ne nje kercenim serioz per udhetaret dhe drejtuesit e mjeteve. Jo vetem dhera e inerte, por shkembinj te permasave te jashtezakonshme shkeputen nga faqet e malit dhe  bien ne rruge, ne keto kohe shirash ne verilindje.

E mbetur pa mirembajtje, per shkak te perfundimit te kontrates te segmentit te pare, por edhe mos kalimit ne vartesi te ARRSH te segmentit te dyte, kjo rruge mbetet ne meshire te fatit.

Bashkia ka angazhuar mjetet e saj per pastrimin e rruges deri vone pas mesnate. Rruga u rikthye normalitet pas nderhyrjes edhe te punonjesve te ARRSH. Reshjet e shiut nuk shkaktuan probleme vetem ne kete aks rrugor, por edhe ne disa akse te tjera rurale ne fshatrat e thella.

Pa energji elektrike mbeten fshatrat e njesive administrative Shishtavec, Bushtrice, Ujmisht e Grykeçaje, per te cilat grupet e punes te OSHEE jane ne terren e po punojne per rikthimin e energjise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *