E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shkëlzen Berisha kërkon rihapje të hetimeve për Ballën

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha kërkoi rihapje të hetimeve për padinë ndaj Taulant Ballës. Shkelzen Berisha e paraqiti kërkesën e tij pranë Gjykatës së Krimeve të Renda. Disa muaj më parë ai paditi Ballën për shpërdorim detyre.

 

Por kjo padi u pushua nga prokuroria. Djali i ish-kryeministrit akuzon kryetarin e grupit të PS, se përdori dokumente me të dhënat personale për qëllime private e politike duke i publikuar. Dokumentet të cilave u referohet Shkëlzen Berisha, lidhen me Komisionin Hetimor të CEZ, ku Taulant Balla ka qenë kryetar i komisionit.

 

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën duke ia dërguar Gjykatës së Tiranës, ndërsa Prokuroria e pushoi kallëzimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë