Subscribe

Një monitorim i kryer nga 1 Shtatori i 2017 deri në 13 Qershor të 2018, ka nxjerrë në pah probleme të mëdha në universitetet publike në Shqipëri.

 

Shkeljet më të shumta lidhen me shpenzimet e larta për blerje makinash apo çështje gjyqësore, ndërkohë që përplasjet e brendshme kanë rënduar mbi studentët.

 

Gjatë këtij viti akademik, asnjë prej universiteteve publike nuk ka investuar për kërkimin shkencor, ndërkohë që nuk kanë munguar faturat e larta për ruajtjen e ndërtesave, për ujin, dritat, si dhe automjete të reja.

 

Ajo që bie në sy është se Bordi Administrativ i Universitetit të Elbasanit është mbledhur 7 herë gjatë një viti, ku në një prej tyre, anëtarët kanë vendosur të shpërblejnë veten me 35 mijë lekë në muaj.

 

Edhe pse Shqipëria është një vend i vogël, ajo renditet e para nga Instituti i Statistikave të UNESCO-s për numrin më të lartë të studentëve që zgjedhin për të studiuar jashtë për 1000 banorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *