E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shkelje me bombolat e gazit, vazhdojnë të mbushen në pikat e karburantit

Kjo është një bombol e cila nuk plotëson asnjë kriter sigurie: si pasojë e rrjedhjes së gazit ajo shpërtheu në një banesë të kryeqytetit, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

 

Kreu i zjarrfikëseve të Tiranës Shkëlqim Goxha thotë se ky është një nga ato rastet, ku ligji është shkelur pasi kjo bombol është mbushur në një nga pikat e karburanteve.

 

Reklamë

Që nga viti 2016, kohë kur doli një VKM është ndaluar rimbushja dhe shitja e bombolave në pikat e tregtimit të karburanteve. Por me sa duket ka ende nga ata tregtarë karburantesh që e shpërfillin ligjin duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. inspektorati Qendror Teknik thotë se në 2018 janë penalizuar 4 subjekte të tilla që vijonin të rimbushnin bombolat në mënyrë të kundra ligjshme.

 

Pavarësisht shkeljes së ligjit nga ana e këtyre bizneseve, pjesë e përgjegjësisë është edhe kultura qytetare. Inspektorati thotë se në 90 % të rasteve shpërthimet kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë qytetare.

 

Ndonëse  kuadri ligjor i mbushjes –transportit dhe shitjes së bombolave të gazit është i plotë, ku çdo kompani certifikohet viti pas viti për aspektin teknik dhe atë të sigurisë, ka ende tregtarë që të orientuar drejt fitimeve të tyre sheshin këtë produkt, pa respektuar kriteret.

Më shumë video

Reklamë