Kronikë
Shkeli urdhrin për ndalimin e qarkullimit, shoferi i dehur godet makinën e policisë

Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi shkeli urdhrin për ndalim qarkullimi dhe goditi makinën e punonjësve të policisë duke iu rrezikuar jetën. Gjithashtu drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
I arrestuari është shtetasi me iniciale P. H., banues në Poshnje, Ura Vajgurore.
Reklamë
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkatërrim prone”.
Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha akseve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e ndalim qarkullimit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




