Policia ka arrestuar një të ri në Kukës  pasi ka shkelur arrestin e shtëpisë për të shpërndarë kokainë.

 

Në kuadër të operacionit “Blic” u arrestua 31 vjeçari i cili dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, gjatë kohës që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Gjatë kontrollit në shtëpi të riut iu gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet tip “BMW”, 3380 euro dhe një sasi lekësh.

 

Njoftimi i policisë:

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Blic”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, në vijim të kontrolleve blic në të gjithë territorin, për goditjen e paligjshmërisë. Vihet në pranga 31-vjeçari që ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, i cili për të ushtruar këtë veprimtari shkelte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet, 3380 euro dhe një sasi lekësh.

 

Në vijim të kontrolleve blic në të gjithë territorin, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Blic”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi S. E., 31 vjeç, i cili dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, gjatë kohës që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet tip “BMW”, 3380 euro dhe një sasi lekësh. Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *