E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Shkelësit e ligjit, tutorët e policisë”/ Shefi i komisariatit të Sarandës shkarkohet pas kritikave të Ramës

Një ditë pas kritikave të kryeministrit Edi Rama drejtuar drejtuesve të rinj të Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit në Sarandë, Syrja Bello. Në vend të tij është emëruar Klodian Kondi.

 

Në takimin me përfaqësues të policisë, kreu i qeverisë solli në vëmendje plagosjen në një lokal nate në Sarandë, pronari i të cilit kishte shkelur orën policore, duke e përdorur si shembull për të ilustruar korrupsionin mes disa drejtuesve policie dhe pronarëve të lokaleve.

 

Reklamë

Për përplasjen në Sarandë, Rama tha se duhet të ishte shkarkuar gjithë kupola e policisë në Sarandë dhe të ndiqeshin penalisht.

 

Me tone të ashpra, Rama tha se shkelësit e ligjit janë kthyer në tutorë të uniformave blu dhe “tërheqin për hunde” shefa komisariatesh.

Më shumë video

Reklamë