Në Tiranë janë arrestuar 2 persona gjatë 24 orëve të fundit, pasi kanë lëvizuar duke mos pasur ndonjë emergjencë apo arsye. Bëhet fjalë për A. T., 39 vjeç, i cili gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar me dhunë dhe goditur punonjësit e policisë dhe 46-vjeçari me iniciale G. M që u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motoçikletë.

 

Nga ana tjetër, 278 shtetas janë gjobitur sepse u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

 

Ndërkohë, janë evidentuar 20 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

 

Në të gjithë vendin janë konstatuar 3 lokale që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *