Udhëheqësi i shërbimit çek të kundërzbulimit, Michal Koudelka ka theksuar se është shkatërruar një rrjet i spiunimit rus, që kryente sulme kibernetike kundër Republikës Çeke dhe aleatëve të saj të huaj.

 

Koudelka ka thënë në një konferencë në ambientet e parlamentit se Shërbimi Informativ i Sigurisë ka bashkëpunuar me njësitë e policisë kundër krimit të organizuar për të paralizuar plotësisht këtë rrjet.

 

Rrjeti është thënë të jetë formuar për të kryer sulme ndaj disa shënjestrave në Republikën Çeke dhe shtete tjera partnere, ka thënë Koudelka.

 

Shërbimi Sekret i Rusisë (FSB), i mbështetur nga Ambasada ruse në Pragë, dyshohet se ka qenë të krye të tentimeve.

 

Gjithashtu shërbimet ruse dhe ato kineze të spiunimit janë kërcënimet më të mëdha për Çekinë. Agjencia çeke e inteligjencës, NUKIB, ka thënë muajin e kaluar se Rusia dhe Kina përbëjnë kërcënimin më të madh për sigurinë kibernetike në Republikën Çeke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *