E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e drogës, 10 në pranga

Policia italiane ka goditur dy ditë më parë një grup të madh droge i cili operonte mes Spanjës dhe Italisë.

Në aksionin e zhvilluar gjatë ditës së mërkurë u vunë në pranga 10 persona me shtetësi shqiptare dhe italiane, u kapën mbi 3 kilogram kokainë gati për shitje si dhe u sekuestruan 5 mijë euro cash.

Gjithashtu gjatë kntrollit policor u gjetën dhe sekuestruan edhe lëndë të tjera narkotike si kanabis dhe heroinë si dhe mjete për paketimin e drograve.

Operacioni u krye më 12 nëntor, në zonat Varese, Alto Milanese dhe në provincat Pavia, Monza dhe Aosta, me pjesëmarrjen e disa ekipeve të policisë dhe njësive me qen antidrogë. Janë ekzekutuar urdhra paraburgimi për shtatë shtetas shqiptarë dhe një italian, ndërsa arrestime të tjera u bënë në flagrancë gjatë kontrolleve.

Reklamë

Hetimet kanë zgjatur rreth dy vite dhe kanë nisur pas vëzhgimit të shpërndarjes së kokainës në zonën Busto Garolfo dhe Busto Arsizio.

Gjatë hetimit u identifikuan banesa të përdorura si ambiente për përgatitjen e drogës, mjete të regjistruara në emër të personave të tjerë dhe pika takimi në disa biznese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë