E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shkatërrohet banda e narko-trafikut në Itali, në pranga 6 shqiptarë

Një super operacion i policisë italiane ka cuar në prangosjen e 33 trafikantëve të lëndëve narkotike, të llojit kokainë dhe kanabis. Sikurse bëhet me dije gjashtë prej të ndaluarve janë shqiptarë, ndërsa të tjerët trafikantë italianë.

 

Aksioni i koduar me emrin “Old Story Eden” është zhvilluar njëherësh në të paktën katër qytete, kryesisht në Milano, Treviso, Varese dhe Trieste.

 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 22 kilogramë kokainë, 30 kilogramë marijuanë, 1.5 kilogramë hashash, disa armë zjarri dhe gjysmë milion euro para cash.

Vazhdo të lexosh

Reklamë