Kronikë
Shkatërrohet banda e drogës në Itali, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

Policia italiane ka goditur një bandë italo-shqiptare, e cila merrej me trafikim të lëndëve narkotike. Droga vinte nga Shqipëria, e më pas nëpërmjet korrierëve e tregtarëve shpërndahej nëpër qytete.
Në total u arrestuan 29 persona, por vetëm 7 prej tyre u lanë në burg.
Reklamë
Nga tre shqiptarët e kapur, në burg u lanë Artan Cela, 46-vjeç, dhe Gualjot Isaj 38-vjeç, Olsjion Koka, 35 vjeç u la në arrest shtëpie. Të tjerët ishin italianë e marokenë.
Sipas hetuesve, grupi përdorte një gjuhë me kode për të mos u kuptuar nga policia.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




