E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkatërrohen bandat shqiptare të prostitucionit dhe drogës në Itali

Dy banda shqiptare janë shkatërruar orët e parë të mëngjesit të kësaj nga ana e policisë italiane.

 

Bandat operonin në zonën e Modenas dhe ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit dhe drogës.

 

Reklamë

Në operacion morën pjesë mbi 50 efektivë ndërsa janë arrestuar anëtarë nga të dyja bandat.

 

Shqiptarët, sipas hetiemve të autoriteteve, shfrytëzonin për prostitucion 20 vajza nga Europa Lindore, ndërsa shpërndanin edhe lëndë narkotike.

 

Nga ushtrimi këtyre aktiviteteve ata fitonin rreth 180 mijë euro në muaj.

 

Dy grupet, sipas mediave italiane, ishin rivalë me njëri-tjetrin, ndërsa një vit më parë patën dhe një përplasje me armë zjarri mes tyre.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë