E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkarkuan mbetje të hidrokarbureve dhe ndotën lumin Gjanica, procedohen 3 përgjegjësit e kompanive

Tre persona janë proceduar penalisht, pasi akuzohen se kanë ndotur lumin Gjanica. Policia raporton se tre të proceduarit kanë derdhur mbetje të hidrokarbure në ujërat e lumit. Mbetjet i përkasin dy kompanive private, për të cilat përgjegjës janë të proceduarit.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale ” Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë