Edgardo Bauza nuk do te jete me trajneri i kombëtares se Argjentinës. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i sapozgjedhur i federatës argjentinase të futbollit Klaudio Tapia në përfundim të takimit që pati me përfaqësuesin e trajnerit, Gustavo Lescovich. Ky i fundit pranoi para mediave se me federatën u arrit nje akord konsensual për prishjen e kontratës mes palëve. Edgardo Bauza qëndroi ne krye te argjentinas per një periudhe jo shumë të gjatë. Ai e mori drejtimin e dy herë kampioneve të botës me 1 gusht 2016 dhe pati mundësi që ta udhëheq ekipin kombëtar ne 8 ndeshje me një bilanc aspak pozitiv për një kombëtare kaq të madh, 3 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Padiskutim humbja që i kushtoi edhe vendin e punës mund të konsiderohet ajo e fundit të marsit kundër Bolivisë ne La Paz 2 me 0 në eliminatoret e botërorit. Bauza e la Argjentinën në vendin e 5 në zonën e Amerikës Latine, 4 ndeshje para fundit, përkthyer ndryshe ne zonën play off kundër finalistes së zonës së Oqeanisë. Në vend të 59-vjecarit të shkarkuar, presidenti I federatës Tapia, po mendon ë thërrase Jorge sampaolin i cili aktualisht drejt Sevillen, edhe pse sondazhet ne radhët e tifozëve, por edhe presioni i mediave me te mëdha argjentinase lidhet me kërkesën per te bindur Diego Simeonen, i cili aktualisht drejton Atletico Madrid.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *