Shkarkohet nga detyra Shefi i Policisë së burgjeve në burgun e Drenovës, Adriatik Parisi. Sipas të dhënave Drejtori i Përgjithshëm Stefan Cipa ka ekzekutuar urdhërin e nxjerrë nga paraardhësi i tij për shkakrimin e Parisit.

 

Motiv është bërë një hetim i nisur ndaj tij vitin e kaluar pasi në dhomën e marjes në pyetje të paraburgimit u zbulua një sasi heroine. Pavarësisht se gjatë kësaj kohe Parisi ka qenë nën hetim së bashku me 7 punonjës të tjerë, mësohet se ai ka vazhduar të ushtrojë detyrën dërkohë që ndaj tij ishte vendosur shkarkimi, një vendim i cili është ekzekutuar nga dcrejtori i ri Çipa.

 

Ndërkohë mësohet se Parisi është me leje ndërsa nuk dihet ende nëse emri i tij është hequr nga lista e punonjësve që gëzojnë të drejta të plota për të hyrë brenda ambjenteve të burgut të sigurisë së lartë në Drenovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *