E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkarkohet kreu i ujësjellësit të Tiranës

Shkarkohet nga detyra drejtori i ujësjellës- kanalizimeve te Tiranës Neritan Gjojdeshi. Vendimi vjen pas problemeve me mbifaturimin e ujit ne kryeqytet. Bordi i asamblesë së kësaj ndërmarrjeje, me aksioner Bashkinë e Tiranës, te Kamzës dhe Vorës, zhvilloi sot një mbledhje te posaçme për të verifikuar situatën problematike të krijuar ditët e fundit per çështjen e faturave fiktive. Në mbledhje u vendos ngritja e një Komisioni të Posaçëm, i cili do të shqyrtojë të gjitha rastet e mbifaturimeve të ujit të pijshëm në zonat ku ka pasur ankesa nga qytetaret. Ne vend te Gjojdeshit, ne krye te ujësjellësit te Tiranës është emëruar Redi Molla, i cili me pare ka qene ne Drejtorinë e Përgjithshme të punonjësve te qytetit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë