E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shkarkohen drejtorët e burgjeve në Berat e Kavajë

Kur kane mbetur edhe katër dite nga zgjedhjet e përgjithshme te 25 qershorit, thellohen përplasjet mes administratës se re te drejtuar nga ministrat teknike dhe asaj ekzistuese. Ministri i drejtësisë, Gazmend Bardhi shkarkon nga detyra  dy drejtoret e burgjeve, te Beratit dhe te Kavajës. Vendimi është marre pas përfshirjes ne fushate dhe përdorimit te institucionit per veprimtari politike. Po ashtu kreu i drejtësisë ka pranuar edhe dorëheqjen nga detyra per drejtorin e burgut te Elbasanit.

 

Përplasje ka edhe ne Ministrinë e Arsimit. Zëvendësministri Gert Janqi kundërshton pezullimet nga detyra ne te paktën 10 drejtori arsimore.

 

Ndërsa zv/kryeministrja Ledina Mandija ka kallëzuar ne prokurori, Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, me arsyen se gjate 25 majit deri ne 13 qershor, ne ketë institucion jane kryer punësime te kryera ne shkelje te kodit elektoral. Denoncimi tjetër i zv/kryeministres është ndaj punësimeve ne shoqërinë Albpetrol sh.a, e cila është nen varësinë e Ministrisë se Energjisë dhe Industrisë. Ne kete institucion jane punësuar 18 persona pas dates 26 maj, ne shkelje te kodit elektoral. Referimi i radhës ne prokurori  i zv/kryeministres Mandija është ndaj drejtorisë se përgjithshme te hekurudhave. Grupi i kontrollit verifikoi qe pas dates 26 maj jane punësuar 20 persona. Sipas Kodit Zgjedhor gjate fushatës ndalohet marrja ne pune dhe lirimi nga detyra.

Më shumë video

Reklamë