
Video · Politikë
Shkarkohen 600 punonjës administrate, Rama: Nuk ishin të denjë
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se mbi 600 punonjës të administratës janë shkarkuar nga detyra.
Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes, kreu i qeverisë theksoi se punonjësit u shkarkuan pas ankesave të bëra në platformën e bashkëqeverisjes.
“Janë mbi 600 individë, që nga nëpunës të nivelit të zyrave të kontakteve me qytetarët deri tek drejtuesit e këtyre zyrave që janë larguar sepse nuk kanë qenë të denjë në shërbimin e qytetarëve.”
Më shumë video
Reklamë




